Lajçak takon Vuçiçin në Beograd, presidenti serb shfaq të njëjtat ankesa ndaj Kosovës

I dëguari i posaçëm i Bashkimit Europian Miroslav Lajçak ka rinisur bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Lajçak mbërriti këtë

Janar 29, 2024 - 15:18
 0
Lajçak takon Vuçiçin në Beograd, presidenti serb shfaq të njëjtat ankesa ndaj Kosovës

I dëguari i posaçëm i Bashkimit Europian Miroslav Lajçak ka rinisur bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak mbërriti këtë të hënë në Serbi ku u prit nga presidenti Aleksandër Vuçiç.

Ky i fundit kërkoi nga i dërguari i posacëm formimin e bashkësisë së komunave serbe dhe ndalimin e provokimeve që sipas tij po bën Kosova dhe kryeministri Albin Kurti.

Përveç Vuçiç, Lajçak u takua edhe me kryenegociatorin serb për dialogun, Petar Petkoviç.

Pas beogradit, të martën Miroslav Lajçak do të vizitojë edhe Prishtinën. /vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.