Lajçak viziton sot Beogradin, takim me Presidentin Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të takohet të martën, më 14 nëntor, me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Takimi do të mbahet në orën 11:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës në Beograd. Më 7 nëntor, Lajçaku e vizitoi Kosovën, ku u takua […]

Nëntor 14, 2023 - 09:40
 0
Lajçak viziton sot Beogradin, takim me Presidentin Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të takohet të martën, më 14 nëntor, me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Takimi do të mbahet në orën 11:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës në Beograd.

Më 7 nëntor, Lajçaku e vizitoi Kosovën, ku u takua me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, si dhe me liderët e partive opozitare për të biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Më 26 tetor, në Bruksel u mbajt një takim i veçantë mes kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni me kryeministrin e Kosovës Kurti dhe më pas me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Takimet nuk dhanë fryte sepse Kurti kërkoi nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, për të cilën liderët u pajtuan më 27 shkurt në Bruksel dhe aneksin e saj, për të cilin u dakordua më 18 mars në Ohër. Kurti pranoi se plani i të dërguarve perëndimorë do të ishte korniza e re e negociatave.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.