Lajçak zbardh detaje nga takimi me Vuçiçin: Folëm për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve

Emisari special i Bashkimit Evropian për  dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zbuluar detajet nga takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Përmes  një

Mars 16, 2024 - 15:00
 0
Lajçak zbardh detaje nga takimi me Vuçiçin: Folëm për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve

Emisari special i Bashkimit Evropian për  dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zbuluar detajet nga takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Përmes  një postimi në rrjete sociale ai ka theksuar se fokusi i bisedimeve ishte tek takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve në Bruksel.

“Pas Prishtinës javën e kaluar, vizitova Beogradin për t’u takuar me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe me Petar Petkoviç. Folëm për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve, çështjet aktuale, të cilat duhet të adresohen urgjentisht dhe zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit”, tha Lajçak.

Në lidhje me takimin ka reaguar me herët edhe presidenti Vuçiç, i cili i ka bërë thirrje  ndërkombëtarëve  të angazhohen për të mbrojtur popullin serb në Kosovë.

“Shqyrtuam mundësitë dhe temat për vazhdimin e bisedimeve konstruktive në Bruksel, si dhe hapat e nevojshëm për progres drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Sërish i bëra thirrje komunitetit ndërkombëtar  te angazhohet në mënyrë të vendosur në çështjet me rëndësi themelore për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”,  tha Vuçiç.

Edhe i dërguari i SHBA-ve, Gabriel Escobar më herët ka nënvizuar vështirësitë e hasura në bisedime për zgjidhjen e krizës së shkaktuar nga çështja e dinarit. Diplomati amerikan dështoi në vizitën e fundit në Prishtinë për të bindur Albin Kurtin të bënte një hap pas. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.