LAJM I FUNDIT! SPAK ia kursen qelinë Berishës, kërkon ‘arrest shtëpie’ në GJKKO

SPAK ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën e Posaçme për ish-kryeministrin Sali Berisha, një ditë pas marrjes së autorizimit për heqjen e imunitetit nga Kuvendit. Mësohet se prokurorët kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë në nga ajo në “Detyrim Paraqitjeje” në “Arrest Shtëpie”. Seanca për zëvendësimin e masës pritet të zhvillohet javën e ardhshme. Nga selia […]

Dhjetor 22, 2023 - 12:10
 0
LAJM I FUNDIT! SPAK ia kursen qelinë Berishës, kërkon ‘arrest shtëpie’ në GJKKO

SPAK ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën e Posaçme për ish-kryeministrin Sali Berisha, një ditë pas marrjes së autorizimit për heqjen e imunitetit nga Kuvendit.

Mësohet se prokurorët kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë në nga ajo në “Detyrim Paraqitjeje” në “Arrest Shtëpie”.

Seanca për zëvendësimin e masës pritet të zhvillohet javën e ardhshme.

Nga selia e PD-së, Berisha tha se do të këshillohet me avokatët e tij për vendimin që do të marrë Gjykata e Posaçme ndaj tij.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ju e patë se cili ishte ligji, e patë! Cilido që lexon procedurën dhe sheh një bandë antikushtetuese në veprim. PD do marrë çdo masë për përgjigjen e merituar Ramës. Çështje që do diskutohet me avoketërit ku do kryej arrestin, në shtëpi apo në seli”, tha Berisha një ditë më parë.

Kujtojmë që Parlamenti në seancën që zgjati rreth 8 minuta votoi me 75 votra pro kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.

Në seanca deputetët e Rithemelimit mblodhën karriget pranë foltore, ndezën e flakadanë dhe goditët tavolinat, ndërsa Berisha nuk pranoi të flasë pas ftesës së Nikollës, duke kërkuar largimin e gardës nga salla e parlamentit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.