Lajm i keq për Bayern, dëmtohet në gju mbrojtësi

Lajm i keq për Bayern. Kampionët e Gjermanisë nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Matthijs de Ligt, të paktën për

Janar 16, 2024 - 20:56
 0
Lajm i keq për Bayern, dëmtohet në gju mbrojtësi

Lajm i keq për Bayern. Kampionët e Gjermanisë nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Matthijs de Ligt, të paktën për momentin.

Bavarezët kanë bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruajnë se mbrojtësi ka pësuar një dëmtim.

“Matthijs de Ligt ka pësuar një dëmtim në gjurin e majtë gjatë stërvitjes në Faro të Portugalisë. Diagnoza u konfirmua nga departamenti mjekësor i FC Bayern pas një skanimi MRI. Në këto kushte, mbrojtësi nuk do të jetë në gjendje të stërvitet për momentin” – shkruan Bayern.

Holandezi është aktivizuar në 9 ndeshje këtë kampionat nga trajneri Tuchel. De Ligt po luan sezonin e dytë te Bayern.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.