Lajm i trishtë, ndërron jetë At Liolini, kancelari i Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA

Një lajm i hidhur vjen sot nga SHBA për besimtarët ortodoksë, por edhe për komunitetin shqiptar atje. At Arthur Liolin ka ndërruar jetë, njofton Mitropoia e Shenjtë e Korçës. “FJETI MË ZOTIN ATË ARTHUR LIOLIN Me hidhërim të thellë morëm lajmin e fjetjes në Zotin të Atë Arthur Liolinit. Një humbje e madhe për familjen […]

Shtator 29, 2023 - 10:05
 0
Lajm i trishtë, ndërron jetë At Liolini, kancelari i Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA

Një lajm i hidhur vjen sot nga SHBA për besimtarët ortodoksë, por edhe për komunitetin shqiptar atje.

At Arthur Liolin ka ndërruar jetë, njofton Mitropoia e Shenjtë e Korçës.

“FJETI MË ZOTIN ATË ARTHUR LIOLIN

Me hidhërim të thellë morëm lajmin e fjetjes në Zotin të Atë Arthur Liolinit. Një humbje e madhe për familjen e tij, Kryepeshkopatën Orthodhokse Shqiptare në Amerikë si dhe për të gjithë komunitetin shqiptar në Amerikë. Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së tij, dhe lutemi që Perëndia t’ju japë atyre forcë dhe shpirtin e i tij ta prehë në tendat e të drejtëve. I përjetshëm kujtimi!” – thuhet në njoftim.

Por kush ishte At Liolini?

Artur Evans Liolin lindi më 19 qershor 1943 në Nju-Jork në një familje me origjinë korçare nga Boboshtica, kancelar i Kishës Ortodokse Shqiptare në ShBA.

At Artur Evans Liolin përveç aktivitetit fetar, kishte edhe një aktivitet të madh humanitar e diplomatik në dobi të Shqipërisë, si dhe mjaft studime për të : “Shqipëria – enigmë evropiane”, “Fan Noli dhe vetëdija shqiptare”, “Shoqëria shqiptare – riformim dhe gjetje”, etj.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.