‘Lali Eri je me i miri’/ Videoja virale e Mandi Nishtullës, që mbrëmë këndoi për herë të parë në sheshin ‘Skenderbej’
“Lali Eri je me i miri”, videoja virale e Mandi Nishtullës, që mbrëmë këndoi për herë të parë në sheshin “Skenderbej” Edhe pse një nga këngëtarët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar, Mandi Nishtullës nuk e kishte menduar se një ditë do të ngjitej në një skenë gjigande në sheshin “Skënderbej”. Ai shpesh e […]
“Lali Eri je me i miri”, videoja virale e Mandi Nishtullës, që mbrëmë këndoi për herë të parë në sheshin “Skenderbej”
Edhe pse një nga këngëtarët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar, Mandi Nishtullës nuk e kishte menduar se një ditë do të ngjitej në një skenë gjigande në sheshin “Skënderbej”. Ai shpesh e kishte deklaruar nëpër intervista se nuk e ftonin në koncerte të tilla për shkak të paragjykimeve.
Por, dje në mbrëmje ai këndoi për herë të parë në sheshin “Skenderbej” dhe për këtë nuk harroi të falenderonte njeriun që e ftoi të ishte pjesë e kësaj eksperience. Përmes një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Mandi Nishtullës falenderon kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili theu tabutë dhe e ftoi të performonte në shesh hitin e tij “Sarile”.
“Deri dje, pardje, na kanë thënë se nuk na marrin ne të zinjve. Por, e falenderoj shumë Lali Erin sepse ky është… (tregon zemrën). Vetëm këtë zgjidheni, ky është jeta ime. Të dua Lali Eri, je më i miri. I Love You”, thotë ai ne video.
Kujtojmë që Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është vlerësuar nga Bashkimi Europian me çmimin “Kryebashkiaku më miqësor me komunitetin rom”. Një çmim i cili iu dorëzua në Bruksel, gjatë një ceremonie të posaçme të organizuar në Parlamentin Europian, nga Drejtoria e Përgjithshme për Negocimet e Fqinjësisë dhe Zgjerimit në Komisionin Europian dhe Rrjeti i Organizatave Europiane për Romët.
Deri më datë 31 dhjetor, çdo mbrëmje, Tirana do të mirëpresë ne shesh artistë dhe instrumentistë, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme për festat./m.j
What's Your Reaction?