Lapsusi në pretencën ndaj McGonigal, Duçka cilësohet si ish-ministër energjie
Akuza e prokurorisë amerikane për çështjen McGonigal nuk i ka shpëtuar gabimeve. Në pretencë është bërë një lapsus ku Dorian Duçka i cili përmendet në dosje si i përfshirë në këtë çështje cilësohet si ministër në qeverinë e asaj kohe. Në fakt aso kohe Duçka ka qenë zv. Ministër Energjie. “Në 9 Shtator 2017, ai […]
Akuza e prokurorisë amerikane për çështjen McGonigal nuk i ka shpëtuar gabimeve. Në pretencë është bërë një lapsus ku Dorian Duçka i cili përmendet në dosje si i përfshirë në këtë çështje cilësohet si ministër në qeverinë e asaj kohe.
Në fakt aso kohe Duçka ka qenë zv. Ministër Energjie.
“Në 9 Shtator 2017, ai takoi të dy, ish-ministrin e energjisë dhe Kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesën e personit A (Agron Neza), McGonigal paralajmëroi Kryeministrin e Shqipërisë që të shmangte dhënien e licencës për kërkim nafte për kompani të lidhur me rusët.
Në të njëjtën kohë personi A dhe ish ministri i energjisë (shënim i redaksisë: lapsusi ku cilësojnë gabimisht Duçkën si ish-minister kur në fakt ka qenë ish.zv.ministër energjie në atë kohë) kishin interesa ekonomike në vendimin e qeverisë për dhënien e licencave të naftës”, thuhet në pretencën e prokurorisë amerikane.
Një lapsus të tillë e ka komentuar edhe gazetari investigativ Klodian Tomorri, i cili saktëson se në aktakuzën e prokurorisë amerikane bëhet fjalë për ish-zv.ministrin Dorian Duçka në qeverinë e asaj kohe./lexo.al
What's Your Reaction?