Lara Colturi çon Shqipërinë në finalet e Kupës së Botës për Ski

Lara Colturi siguroi vendin në finalet e Kupës së Botës për Ski edhe në disiplinën e Slalomit. Në Are të Suedisë, 17-vjeçarja italiane e natyralizuar si shqiptare ia doli që me kohën 1 minutë 46 sekonda e 28 të qindtat të siguronte vendin e 23-të dhe pjesëmarrjen në garën finale të Austrisë në fundin e […]

Mars 10, 2024 - 17:40
 0
Lara Colturi çon Shqipërinë në finalet e Kupës së Botës për Ski

Lara Colturi siguroi vendin në finalet e Kupës së Botës për Ski edhe në disiplinën e Slalomit. Në Are të Suedisë, 17-vjeçarja italiane e natyralizuar si shqiptare ia doli që me kohën 1 minutë 46 sekonda e 28 të qindtat të siguronte vendin e 23-të dhe pjesëmarrjen në garën finale të Austrisë në fundin e eventit.

Lara siguroi edhe zonën e 25 më të mirave në këtë disiplinë, e preferuar për të.

Dje Colturi u rendit në vendin e 19 në Slalomin Gjigant dhe siguroi finalen në Austri javën që vjen, teksa sot ia doli që me paraqitjen e mirë në Suedi të siguronte një vend edhe në finalen e Botërorit për disiplinën e Slalomit.

“Një ditë e mrekullueshme me diell, por pak ftohtë. Në zbritjen e parë gabova një moment dhe në të dytën kërkova të argëtohesha dhe bëra atë që duhet të bëja. Shkoi mirë, jam e kualifikuar edhe në disiplinën e Slalomit në finale. Shihemi atje”, tha Lara pas garës.

Kështu javën që vjen në Saalbach të Austrisë, aty ku zhvillohet finalja e Botërorit të Skive, Lara Colturi do përfaqësojë Shqipërinë në të dyja disiplinat.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.