Largimi i Bardhit nga BBV 3, vjen reagimi i motrës dhe menaxherit: Asnjë fëmijë nuk e përdor nënën për një lojë

Këngëtari i njohur Bardhi Idrizi mbrëmjen e djeshme ka lënë me dëshirë shtëpinë e “BBVIP”, pas vizitës së të vëllait, i cili i tregoi se nëna e tyre nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. E dashura e artistit, Sara Gjordeni ngriti dyshime se lajmi mund të mos jetë i vërtetë, duke “thumbuar” menaxherin e […]

Mars 10, 2024 - 16:15
 0
Largimi i Bardhit nga BBV 3, vjen reagimi i motrës dhe menaxherit: Asnjë fëmijë nuk e përdor nënën për një lojë

Këngëtari i njohur Bardhi Idrizi mbrëmjen e djeshme ka lënë me dëshirë shtëpinë e “BBVIP”, pas vizitës së të vëllait, i cili i tregoi se nëna e tyre nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

E dashura e artistit, Sara Gjordeni ngriti dyshime se lajmi mund të mos jetë i vërtetë, duke “thumbuar” menaxherin e Bardhit, Jetmir Agaj.

Megjithatë rreth këtyre aludimeve ka reaguar vetë menaxheri, i cili ka përcjellë fjalët e motrës së Bardhit.

Ajo ka treguar se gjendja e nënës së këngëtarit është e njëjtë, dhe për këtë gjë nuk duhet të dyshohet.

“@aferditvidrizi: Përshëndetje miq dhe familjare.. Ju detyrohem një shpjegim te gjithëve për gjithçka qe dëgjova sonte ne prime. Gjendja e mamit është e njëjtë ..Jam tmerrësisht e dëshpëruar nga fjalët dhe vetëm nga dyshimi i cili behet për Nënën te cilën asnjë fëmije nuk e përdore per nje loje qe aspak ska rendësi ne jeten tone!!!!!!”- ka shkruar ai.

CFARE DEKLAROI SARA?

Pas daljes së Bardhit, reagoi edhe Sara, e cila përfshiu edhe palë të treta, duke hedhur dyshime mbi arsyen e largimit të të dashurit të saj.

“Unë tani duhet të jem shumë e kujdesshme me fjalët… Nëse çështja është ashtu si mendoj unë, unë nuk do të hesht. Kam rezervat e mija ndaj palëve të treta që nuk janë familjarë të Bardhit”, deklaroi ish-banorja Sara Gjordeni nga studioja e Big Brother VIP.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.