Largohet Bejzade, te Laçi rikthehet “strategu” i Superiores

Humbja e fundit ndaj “bluve” të Dinamo i ka dhënë fund “aventurës” së teknikut, Skerdi Bejzade në stolin e “kurbinasve” të Laçit, teksa deri më tani arriti të grumbullojë vetëm 7 pikë, në 7 javët e para të kampionatit. Largimi i Bejzades i ka lënë “vendin”, një “legjende” mes teknikëve shqiptarë dhe ai është Mirel [...]Read More...

Shtator 29, 2023 - 21:50
 0
Largohet Bejzade, te Laçi rikthehet “strategu” i Superiores

Humbja e fundit ndaj “bluve” të Dinamo i ka dhënë fund “aventurës” së teknikut, Skerdi Bejzade në stolin e “kurbinasve” të Laçit, teksa deri më tani arriti të grumbullojë vetëm 7 pikë, në 7 javët e para të kampionatit.

Largimi i Bejzades i ka lënë “vendin”, një “legjende” mes teknikëve shqiptarë dhe ai është Mirel Josa, me 60-vjeçarin që është rikthyer pas një viti e gjysmë në pankinë e “bardhezinjve” të Superiores.

Trajneri 5 herë kampion i Shqipërisë bëhet kështu trajneri i tretë i “kurbinasve” këtë edicion, duke konfirmuar kështu krizën e thellë, në të cilën ndodhet skuadra e Laçit, në këtë fillim të sezonit. /i.m /abcnews.al 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.