Largohet nga banesa, e ëma kërkon ndihmën e policisë për rikthimin e 24-vjeçares

Një nënë 48-vjeçare nga fshati Sovjan i bashkisë së Maliqit një ditë më parë ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e vajzës së saj. Kjo e fundit është larguar nga banesa në drejtim të paditur. Pas marrjes së denoncimit policia e komisariatit Maliq është vënë në kërkim të 24-vjeçares për gjetjen e saj. Burime […]

Shkurt 2, 2024 - 13:57
 0
Largohet nga banesa, e ëma kërkon ndihmën e policisë për rikthimin e 24-vjeçares

Një nënë 48-vjeçare nga fshati Sovjan i bashkisë së Maliqit një ditë më parë ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e vajzës së saj. Kjo e fundit është larguar nga banesa në drejtim të paditur.

Pas marrjes së denoncimit policia e komisariatit Maliq është vënë në kërkim të 24-vjeçares për gjetjen e saj.

Burime bëjnë të ditura se kjo nuk është hera e parë që e reja largohet nga banesa.

“Më datë 01.02.2024, në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur shtetasja E. H., 48 vjeçe, e cila kallëzoi se më datë 28.01.2024, është larguar nga banesa, vajza e saj, shtetasja M. D., 24 vjeçe, banuese në fshatin Sovjan, Maliq. Po punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.