Largohet përfundimisht nga “Top Channel”, Arbana Osmani pjesë e një tjetër TV me projektin e saj?

Megjithëse sezoni i ri televiziv ka nisur prej disa muajsh, duket se ndryshimet e personazheve të ekranit ende nuk kanë përfunduar. Arbana Osmani, moderatorja e Top Channel, prej përfundimit të sezonit të shkuar të BBV, ka qëndruar larg ekranit duke iu dedikuar biznesit të saj. Burime për “Foli.al” tregojnë se Arbana do të rikthehet në […]

Janar 24, 2024 - 20:48
 0
Largohet përfundimisht nga “Top Channel”, Arbana Osmani pjesë e një tjetër TV me projektin e saj?

Megjithëse sezoni i ri televiziv ka nisur prej disa muajsh, duket se ndryshimet e personazheve të ekranit ende nuk kanë përfunduar.

Arbana Osmani, moderatorja e Top Channel, prej përfundimit të sezonit të shkuar të BBV, ka qëndruar larg ekranit duke iu dedikuar biznesit të saj.

Burime për “Foli.al” tregojnë se Arbana do të rikthehet në ekran ashtu si premtoi, por jo në ekranin e “Top-Channel”, por në atë të “TV Klan”.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Arbana do të vijojë karrierën e saj si moderatore, me një projekt të saj, ndësa nuk dihen detajet e projektit.

Gjithashtu me të, edhe Eduart Grishaj do t’i bashkohet Arbanës në këtë projekt të ri në “TV Klan”.

Nuk dihet se sa i vërtetë është ky ‘kalim’ i Arbanës nga “Top-Channel” në “TV Klan”, por nëse është kështu, moderatorja do të ketë ‘fatin’ e moderatores Luana Vjollca, e cila po ashtu u largua nga “Top-Channel”.

Nga ana tjetër, edhe moderatorja Alketa Vejsiu në një rubrikë “pyetje-përgjigje” me ndjekësit, u shpreh se është e hapur për një projekt me Arbanën dhe po pret idenë e saj, të cilën do e ndiqte me kënaqësi.

Të jenë të gjitha këto detaje një konfirmim që tashmë moderatorja Arbana Osmani po “bashkon forcat” me “TV Klan”? Mbetet ta shohim në vijim…

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.