Lavrov letër Guterres pas përplasjes me Ramën: Të parandalohet përfshirja e përfaqësuesve të OKB-së në sjellje të politizuara për Ukrainën

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka reaguar pas replikave të ndërsjellta me kryeministrin Edi Rama, teksa ky i fundit kryesonte Këshillin e

Shtator 22, 2023 - 21:00
 0
Lavrov letër Guterres pas përplasjes me Ramën: Të parandalohet përfshirja e përfaqësuesve të OKB-së në sjellje të politizuara për Ukrainën

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka reaguar pas replikave të ndërsjellta me kryeministrin Edi Rama, teksa ky i fundit kryesonte Këshillin e Sigurimit në OKB. Në një mesazh dërguar sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ndonëse nuk përmend drejtëpërdrejtë kryeministrin Rama, Lavrov kërkon që të parandalohet përfshirja e përfaqësuesve të OKB-së në sjellje të politizuara për Ukrainën.

 

Në të njëjtën kohë, ministri rus kërkon garanci nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së që drejtuesit e radhës të përmbahen nga pjesëmarrja në iniciativa që nuk përfshijnë të gjitha palët.

 

Rama u përfshi në replika me përfaqësuesit rusë, pasi këta të fundit kërkuan që presidenti ukrainas të mos marrë fjalën përpara vendeve anëtare në OKB. Kreu i qeverisë ironizoi duke thënë se Rusia duhet të ndalojë luftën, në mënyrë që Zelensky të mos flasë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.