Le Figaro: Alpet shqiptare, një Eldorado për turistët

Nëse pothuajse të gjithë janë përqendruar tek deti këtë fillim-vere, gazeta e njohur franceze “Le Figaro” ka bërë të kundërtën duke hedhur vështrimin nga malet shqiptare. Në një reportazh të gjatë të saj për alpet e veriut të vendit thuhet se ato janë kthyer në një El Dorado për pushuesit e huaj që kanë pasion […]

Qeshor 2, 2024 - 19:10
 0
Le Figaro: Alpet shqiptare, një Eldorado për turistët

Nëse pothuajse të gjithë janë përqendruar tek deti këtë fillim-vere, gazeta e njohur franceze “Le Figaro” ka bërë të kundërtën duke hedhur vështrimin nga malet shqiptare.

Në një reportazh të gjatë të saj për alpet e veriut të vendit thuhet se ato janë kthyer në një El Dorado për pushuesit e huaj që kanë pasion hiking apo shëtitjet në mal.

Gazeta nënvizon se shtigjet malore ju lejojnë të eksploroni peizazhe madhështore që kishin mbetur të izoluara për dekada, deri në rënien e regjimit komunist.

Ajo veçon parqet kombëtare të Valbonës dhe Thethit që tashmë po shijohen nga turistë, jo vetëm nga Europa, por edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe deri nga India.

“Le Figaro” fton lexuesit ta shijojnë sa më parë këtë mrekulli të natyrës që sipas saj nuk është prekur ende turizmi masiv dhe dora e njeriut.

“Le Figaro” veçon “Bjeshkët e Namuna” dhe legjendat që vijojnë të tregohen. Nuk mungojnë edhe krahasimet e peizazhit natyror me veprat e Ismail Kadaresë.

Gazeta franceze thekson se Shqipëria është një destinacion ideal për pushime me buxhete të vogla dhe për më tepër që ka një kulinari të veçantë./a.m.

https://www.lefigaro.fr/voyages/guides/albanie-a-l-assaut-des-alpes-dinariques-paradis-des-trekkeurs-20240602

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.