Legalizoi pallatin në kundërshtim me ligjin, merret nën hetim drejtori i Kadastrës në Lezhë

Krahas 11 punonjësve është pezulluar nga detyra dhe Drejtori i Agjensisë së Kadastrës së Lezhës, Gentian Malotaj dhe përgjegjesi i legalizimeve, Artur Shabaku. Ata janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Lezhës per veprën penale “Shpërdorim Detyre”, dhe në kuader të këtij hetimi prokuroria, Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkese që […]

Shkurt 21, 2024 - 09:55
 0
Legalizoi pallatin në kundërshtim me ligjin, merret nën hetim drejtori i Kadastrës në Lezhë

Krahas 11 punonjësve është pezulluar nga detyra dhe Drejtori i Agjensisë së Kadastrës së Lezhës, Gentian Malotaj dhe përgjegjesi i legalizimeve, Artur Shabaku.

Ata janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Lezhës per veprën penale “Shpërdorim Detyre”, dhe në kuader të këtij hetimi prokuroria, Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkese që është miratuar nga Gjykata e Lezhës.

Sipas Prokurorisë dy zyrtaret e Kadastrës kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunës në Shengjjn në kundërshtim me ligjin. Vendimi i pezullimit është ankimuar në Gjykaten e Apelit, ndërsa pak ditë me parë u pezulluan dhe 11 punonjës pasi akuzohen për mosbatimin e një vendimi gjykate për mos kthimin në shtet të një siperfaqe toke të tjetetersuar në zonen e Ranës e së Hedhur në Shengjin.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.