Lëkundje të forta tërmeti në Turqi, mbi 20 të plagosur, u hodhën nga lartësia

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter ka goditur mbrëmjen e djeshme, në orën 20:48 me orën lokale, Turqinë jugperëndimore pranë qyteteve Malatya dhe Gaziantep. Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca njoftoi se janë plagosur 23 qytetarë, ndërkohë është shembur një objekt i braktisur, ndërsa kanë pësuar dëmtime edhe dy ndërtesa të tjera. “Në […]

Gusht 11, 2023 - 09:40
 0
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi, mbi 20 të plagosur, u hodhën nga lartësia

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter ka goditur mbrëmjen e djeshme, në orën 20:48 me orën lokale, Turqinë jugperëndimore pranë qyteteve Malatya dhe Gaziantep.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca njoftoi se janë plagosur 23 qytetarë, ndërkohë është shembur një objekt i braktisur, ndërsa kanë pësuar dëmtime edhe dy ndërtesa të tjera.

“Në tërmetin me magnitudë 5.3 balla në Yeşilyurt, Malatya: 23 qytetarë, përfshirë 22 në Malatya dhe 1 në Adiyaman, u plagosën si pasojë e rënies ose hedhjes nga lart. Gjithsej 21 ambulanca dhe 7 ekipe të Shërbimit Mjekësor u vendosën në rajonin e prekur nga tërmeti, duke përfshirë 14 ambulanca dhe 3 ekipe nga Malatya, 3 ekipe nga Adıyaman, 2 ambulanca dhe 1 ekip nga Kahramanmaraş dhe 5 ambulanca nga Diyarbakır. Trajtimi i pacientëve po vazhdon. I uroj shërim të shpejtë”.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.