Lëndohen dhjetëra persona në Gjermani, shkak u bë një spraj që hodhën në festivalin ku merrnin pjesë
Më shumë se 50 persona në Gjermani kanë pasur simptoma si kollë, të vjella dhe gulçim për shkak të një spraji që u hodh në një festival në një qytet gjerman. Dhjetra u trajtuan në vendin e ngjarjes në qytetin Hessisch Oldendorf në shtetin veriperëndimor të Saksonisë së Poshtme, ndërsa tre u shtruan në spital. [...]Read More...
Më shumë se 50 persona në Gjermani kanë pasur simptoma si kollë, të vjella dhe gulçim për shkak të një spraji që u hodh në një festival në një qytet gjerman.
Dhjetra u trajtuan në vendin e ngjarjes në qytetin Hessisch Oldendorf në shtetin veriperëndimor të Saksonisë së Poshtme, ndërsa tre u shtruan në spital. Disa njerëz me sa duket hodhën të ashtuquajturat “pepper balls”. Policia tha se arrestoi dy 20-vjeçarë të dyshuar si pjesë e hetimeve të tyre për ngjarjen.
Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, 900 persona u detyruan të largoheshin nga tenda ku ndodhi incidenti.
/abcnews.al
What's Your Reaction?