Lëngu i Ullirit – Zbuloni pse Duhet ta Pini dhe si ta Përgatisni
Ulliri na ofron një sërë përfitimesh mbresëlënëse dhe jo vetëm nëpërmjet vajit të tij. Lëngu i ullirit është një prej lëngjeve më të shëndetshme. Ky lëng shpesh ngatërrohet me vajin e ullirit por janë gjëra të ndryshme. Lëngu i ullirit është baza e kripur që u hidhet ullinjve për përgatitje. Kjo substancë e ngjashme me […] The post Lëngu i Ullirit – Zbuloni pse Duhet ta Pini dhe si ta Përgatisni appeared first on AgroWeb.
Ulliri na ofron një sërë përfitimesh mbresëlënëse dhe jo vetëm nëpërmjet vajit të tij.
Lëngu i ullirit është një prej lëngjeve më të shëndetshme.
Ky lëng shpesh ngatërrohet me vajin e ullirit por janë gjëra të ndryshme.
Lëngu i ullirit është baza e kripur që u hidhet ullinjve për përgatitje.
Kjo substancë e ngjashme me shëllirën është e shëndetshme, kremoze dhe një alternativë e volitshme në gatim.
Kjo masë paksa e trashë përdoret në sallata ose pjata me mish dhe peshk.
Lëngun e ullirit e gjeni kryesisht të përfshirë nëpër shumë kokteile alkolike siç është ai me martini.
Shumë njerëz e çojnë dëm lëngun e ullirit, por ai duhet ruajtur dhe përdorur me kujdes.
Përfitimet e lëngut të ullirit
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, lëngu i ullirit ruan ekuilibrat e lëngjeve në trup, përmirëson funksionet e nervave, mbron sistemin imunitar, parandalon sëmundjet kronike dhe forcon muskujt.
Sodiumi konsiderohet si diçka e keqe por ky mineral kur bashkohet me kaliumin dhe nuk konsumohet në sasi të mëdha, përmirësojnë shëndetin.
Nëse e pini lëngun e ullirit pa e tepruar do të merrni sodiumin dhe kaliumin e duhur në formën e elektroliteve.
Prania e sodiumit është e rëndësishme për funksionin e nervave por kjo nuk do të thotë që duhet ta teproni me lëngun e ullirit.
Ju duhet të pini sasi të vogla të këtij lëngu të fermentuar që u bën mirë njerëzve që i nënshtrohen një regjimi ushqimor me pak kripë.
Prania e sodiumit dhe e elektroliteve apo mineraleve të tjera është e nevojshme për të gjithë muskujt.
Përbërësit e tjerë të lëngut të ullirit janë uji dhe uthulla që lufton bakteret dhe përmban antioksidantë të rëndësishëm kundër infeksioneve.
Uthulla tek lëngu largon inflamacionin dhe ul rrezikun e sëmundjeve kronike.
Për më tepër, uthulla në fjalë ul nivelin e sheqernave në gjak, sidomos pas ngrënies së një vakti.
Ndaj ekspertët rekomandojnë një lugë të vogël të këtij lëngu përpara ushqimit për të parandaluar rritjen e menjëhershme të sheqerit në gjak.
Me lëngun e fermentuar të ullirit por edhe lëngjet natyrale të ullirit duhet të tregoni kujdes sepse përmbajnë shumë kripë.
Lexoni këshillat e AgroWeb.org, si ta bëni vetë lëngun e ullirit:
Përbërësit:
- Një filxhan me ullinj të freskët me ose pa bërthamë.
- Një gotë me ujë
- Një lugë gjelle me kripë
- Një lugë çaji me uthull.
Udhëzimet
Lajini ullinjtë me ujë të bollshëm. Mbusheni 2/3 e kavanozit me ullinjtë (preferohen pa bërthamë) dhe lëreni mënjanë.
Përzieni ujin, uthullën dhe kripën në një enë tjetër dhe hidheni në kavanoz duke mbushur 80 përqind të tij.
Mbylleni kapakun dhe tundeni kavanozin.
Futeni në frigorifer dhe mbajeni për gjithë natën.
Përpara se ta hapni kapakun, tundeni edhe një herë dhe më pas kullojeni lëngun në një enë tjetër.
Ullinitë shtypini dhe bëjini pelte duke i hedhur në një napë të pastër.
Shtrydheni napën për të nxjerrë lëng të pastër ulliri të cilën duhet ta bashkoni me lëngun tjetër në kavanoz.
Futeni në frigorifer deri sa të jeni gati për ta përdorur. /AgroWeb.org
The post Lëngu i Ullirit – Zbuloni pse Duhet ta Pini dhe si ta Përgatisni appeared first on AgroWeb.
What's Your Reaction?