Letërporosia nga Belgjika, SPAK zbarkon në shtëpinë e Suel Çelës. Shoqërohet i ati

SPAK dhe BKH kanë ndërmarrë këtë të martë një operacion në Elbasan, në përpjekje për të kapur të kërkuarin e drejtësisë Suel Çela. Burime për gazetarin Besar Bajraktaraj bëjnë të ditur se me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, oficerët kanë kryer kontroll të imtësishëm në shtëpinë e Çelës dhe kanë shoqëruar edhe babain e tij. […]

Tetor 24, 2023 - 11:00
 0
Letërporosia nga Belgjika, SPAK zbarkon në shtëpinë e Suel Çelës. Shoqërohet i ati

SPAK dhe BKH kanë ndërmarrë këtë të martë një operacion në Elbasan, në përpjekje për të kapur të kërkuarin e drejtësisë Suel Çela.

Burime për gazetarin Besar Bajraktaraj bëjnë të ditur se me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, oficerët kanë kryer kontroll të imtësishëm në shtëpinë e Çelës dhe kanë shoqëruar edhe babain e tij.

Mësohet se kontrolli është ushtruar për llogari të autoriteteve belge. Sipas letërporosisë së ardhur nga ky shtet, gjatë kontrollit janë sekuestruar disa sende.

Autoritetet kanë zhvilluar herë pas here operacione për kapjen e Çelës, por pa sukses. Ndaj Çelës ka masë siguris arrest në burg, të dhënë nga Gjykata e Posaçme pas deklarimeve të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt. Çela dyshohet si porositës i dy ngjarjeve të rënda kriminale.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.