Lëvizja FIRE, ose të dalësh në pension 40 vjeç, që po josh skandinavët

Gjithnjë e më shumë të rinj skandinavë po tërhiqen nga Lëvizja FIRE. Nuk ka ndonjë lidhje me zjarrin për këdo që po e përkthen. FIRE është në fakt akronim i Financial, Indipencence, Retire, Early. Pra, thënë shqip: Pavarësia financiare për të dalë në pension herët. Të rinjtë skandinavë po synojnë gjithnjë e më shumë të […]

Maj 12, 2024 - 15:05
 0
Lëvizja FIRE, ose të dalësh në pension 40 vjeç, që po josh skandinavët

Gjithnjë e më shumë të rinj skandinavë po tërhiqen nga Lëvizja FIRE. Nuk ka ndonjë lidhje me zjarrin për këdo që po e përkthen.

FIRE është në fakt akronim i Financial, Indipencence, Retire, Early.

Pra, thënë shqip: Pavarësia financiare për të dalë në pension herët.

Të rinjtë skandinavë po synojnë gjithnjë e më shumë të krijojnë një bazë ekonomike që i lejon të dalin nga tregu i punës më herët se sa pritej.

Ideja është të kursehet mjaftueshëm në moshë të re për të ndërprerë më pas punën, madje edhe para moshës 50 vjeçare.

Sipas Mi Ah Schoyen, një studiues në Universitetin Metro në Oslo, lëvizja FIRE duket më e përhapur nga sa është në të vërtetë, falë mediave sociale. Për Schoyen, e vërteta është se vetëm shumë të pasurit munden në fakt të krijojnë pavarësi ekonomike.

“Punonjësi mesatar nuk fiton kurrë mjaftueshëm sa për të qenë në gjendje ta bëjë këtë”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.