“Lëvizjet sportive…”/ Rama nga Thumana: Rindërtimi solli sherre në familje, një çift u ‘nda’ për të marrë dy shtëpi

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në Thumanë, për të folur për ndryshimet e bëra në këtë zonë dhe ku sot zhvillohet edhe një konferencë mbi sportin si motor i zhvillimit Rama tha se tashmë është vënë guri i parë i themelit të lëvizjes sportive në shkolla. Ai tha se tashmë duhet të zgjerohen […]

Tetor 28, 2023 - 16:00
 0
“Lëvizjet sportive…”/ Rama nga Thumana: Rindërtimi solli sherre në familje, një çift u ‘nda’ për të marrë dy shtëpi

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në Thumanë, për të folur për ndryshimet e bëra në këtë zonë dhe ku sot zhvillohet edhe një konferencë mbi sportin si motor i zhvillimit

Rama tha se tashmë është vënë guri i parë i themelit të lëvizjes sportive në shkolla. Ai tha se tashmë duhet të zgjerohen disiplinat dhe ti kushtohet më shumë vëmendje sportit.

Kryeministri përmendi gjithashtu nisjen e projekteve në Thumanë kus njerëzit, të cilëve u ishin prishur shtëpitë nga tërmeti shfaqeshin mosbesues se diçka do të bëhej për ta.

“Kur Thumana ishte epiqendra e goditjes së tërmetit që në jo shumë vite më pas ne do të mblidheshim këtu me kaq shumë kampionë të sotëm dhe të djeshëm dhe me praninë e të gjithë federative të sportit për të shfrytëzuar infrastrukturën e një mjedisi sportive nga më të mirët në Shqipëri dhe në këtë godinë të shërbimeve ndaj komunitetit që është model i ri, e ka Thumana e nuk e kanë qytete të tjera shumë më të mëdha. Faktikisht, ky sot është realitet.

Dua të them se ky projekt në tërësi i rindërtimin dhe në veçanti i Thumanës do të kishte qenë i pamundur pa të tjerët që u angazhuan në diskutime. Arturi, nga emocionet, më ngatërroi fjalën. E kishte mendjen te lavdërimet dhe nuk e kishte mendjen ca tha. Ishte një sfidë më vete Thumana.

Goditja ishte shumë e madhe dhe njerëzit ishin të lemerisur. Ishte bërë një kamp te fusha e futbollit dhe mosbesimi ishte total. T’u thoshe atyre do t’i bëjmë të gjitha, ishte si me ju thënë hajde dëgjoni dhe ca rrena.

Ndër gjërat që u thashë kur diskutuam atë natë, ishte se do bëjmë më shumë fusha. U bënë gjërat, por u bënë sepse u bashkuan shumë forca. Kur filluan gjërat të ndodhnin, filluan dhe sherret mes familjeve. Ka ndodhur dhe një ndarje për të përfituar një shtëpi më shumë.

Programi ishte dhe program strehimi, ku familjet me disa kurora që kishin humbur një shtëpi, u jepej secilit kurorë një shtëpi. Rezultati është i kënaqshëm, por për mua jo, sepse dua të kjo të mbahet gjallë dhe të kthehet në një traditë. Ta bëjmë në një kompleks që jetohet në mënyrë të vazhdueshme. Dua ët falenderoj Fidelin që e bëri të mundur gjithë këtë ardhje të të gjithë ju këtu.

Është e rëndësishme ta shohim nga afër për të menduar se cfarë mund të bëhet. Është analizuar fondi europian për shkollat, dhe sa herë vij në këtë zonë. Një drejtor tha deri dje nuk kishim banjë në shkollë, tani kemi më shumë banjo se çka gjithë fshati. Janë bërë me standard optimale. Fideli kishte harruar t’i linte përkthyes sepse mendon se kur flet e kuptojnë të gjithë. Megjithatë, ne kemi vendosur gurin e themelit të lëvizjes sportive në shkolla”, tha Rama./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.