Lëvizte i armatosur, arrestohet 30-vjeçari në Mallakastër

Një person ka rënë në pranga në Mallakastër, pasi lëvizte i armatosur me armë zjarri. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim

Prill 28, 2024 - 12:50
 0
Lëvizte i armatosur, arrestohet 30-vjeçari në Mallakastër

Një person ka rënë në pranga në Mallakastër, pasi lëvizte i armatosur me armë zjarri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas lëvizte me armë në qytet, kanë ngritur pika kontrolli, dhe kanë organizuar punën për kapjen dhe arrestimin e tij.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën atij dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krehër me municion luftarak. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.