Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 44-vjeçari në Peqin

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fatisha” është arrestuar në flagrancë 44-vjeçari me iniciale F.D., banues në lagjen Teqe të Peqinit. Policia njofton se në fshatin Fatisha është ndaluar për kontroll automjeti që drejtonte 44-vjeçari, të cilit iu gjet me vete, një pistoletë me fishek në fole, e gatshme për qitje. Arma u sekuestrua […]

Nëntor 3, 2023 - 11:50
 0
Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 44-vjeçari në Peqin

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fatisha” është arrestuar në flagrancë 44-vjeçari me iniciale F.D., banues në lagjen Teqe të Peqinit.

Policia njofton se në fshatin Fatisha është ndaluar për kontroll automjeti që drejtonte 44-vjeçari, të cilit iu gjet me vete, një pistoletë me fishek në fole, e gatshme për qitje. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me makinën që drejtonte 44-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.