Lëvizte me makinë të blinduar, policia i bllokon “Benz-in” Safet Bajrit

Policia e Shkodrës njofton se ka bllokuar një makinë tip “Benz” të blinduar në pronësi të Safet Bajrit. “Shërbimet e Policisë, gjatë zbatimit

Mars 15, 2024 - 22:00
 0
Lëvizte me makinë të blinduar, policia i bllokon “Benz-in” Safet Bajrit

Policia e Shkodrës njofton se ka bllokuar një makinë tip “Benz” të blinduar në pronësi të Safet Bajrit.

“Shërbimet e Policisë, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, shoqëruan në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.

Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi S. B. alias S. R., banues në fshatin Dobraç, Shkodër, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.

Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor, si dhe u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Mercedes Benz” dhe do nisin procedurat e konfiskimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

/vizionplus.tv 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.