Lewandowski nderon Poloninë, festojnë edhe Franca e Holanda

Fiton Polonia në Varshavë, kundërshtari i radhës i Shqipërisë në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024. Ndërkohë që fitojnë edhe Franca e Holanda. Polonia vuajti në pjesën e parë, por dygolëshi i Robert Lewandowskit në fraksionin e dytë të takimit, i dhuroi skuadrës së Fernando Santos suksesin 2-0 ndaj Ishujve Faroe. Sulmuesi i Barcelonës […]

Shtator 7, 2023 - 22:53
 0
Lewandowski nderon Poloninë, festojnë edhe Franca e Holanda

Fiton Polonia në Varshavë, kundërshtari i radhës i Shqipërisë në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024. Ndërkohë që fitojnë edhe Franca e Holanda.

Lewandowski nderon Poloninë, festojnë edhe Franca e Holanda

Polonia vuajti në pjesën e parë, por dygolëshi i Robert Lewandowskit në fraksionin e dytë të takimit, i dhuroi skuadrës së Fernando Santos suksesin 2-0 ndaj Ishujve Faroe.

Sulmuesi i Barcelonës zhbllokoi rezultatin me një penallti të akorduar nga VAR-i, teksa dyfishoi me një realizim shumë të bukur.

Festojnë edhe Franca e Holanda pas triumfeve 2-0 dhe 3-0 përballë Irlandës dhe Greqisë. Aurelien Tchouameni dhe Marcus Thuram ishin autorët e golave për skuadrën e Deschamps.

Pesë fitore në po kaq ndeshje, dhe vendi i parë në grupin B për Francën. Grup ku vendi i dytë mbahet nga Holanda, që iu fal golave të Marten de Roon, Cody Gakpo dhe Wout Weghorst në pjesën e parë për të likuiduar grekët.

Fitore arriti edhe Danimarka kundër San Marinos (4-0), teksa Hungaria arriti një sukses fantastik 1-2 në Beograd përballë Serbisë vendase. Pikët maksimale mori edhe Sllovenia falë fitores 4-2 me Irlandën e Veriut.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.