Lexuesi profesionist i buzëve: Çfarë i tha Kate bashkëshortit, gjatë ceremonisë së kurorëzimit të Mbretit një vit më parë

Majin e kaluar ishte koha kur mbreti Charles III u kurorëzua pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II. Pjesëmarrësit ishin të shumtë, por e

Mars 13, 2024 - 13:55
 0
Lexuesi profesionist i buzëve: Çfarë i tha Kate bashkëshortit, gjatë ceremonisë së kurorëzimit të Mbretit një vit më parë

Majin e kaluar ishte koha kur mbreti Charles III u kurorëzua pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Pjesëmarrësit ishin të shumtë, por e gjithë vëmendja ishte e përqendruar te familja mbretërore. Me të mbërritur në Westminster Abbey për kurorëzimin e Mbretit, Princi William dhe Kate Middleton mund të shiheshin duke shkëmbyer fjalë dhe një lexues buzësh zbuloi atë që dukej se thoshin, duke i dhënë shpjegim një situate që i bëri shumë ndjekës të dyshonin se çfarë u bisedua mes tyre.

“Vetëm kujdes fustanin” është fjalia që princesha e Uellsit i kishte thënë bashkëshortit të saj, sipas lexuesit profesionist të buzëve, Jeremy Freeman. Ndërsa përgjigjja e Princit William ishte: “Mos u shqetëso aspak”.

William dhe Kate ishin dhe vazhdojnë të jenë dy nga njerëzit më të afërt të mbretit Charles, pasi me djalin më të vogël ky i fundit i ka krisur marrëdhëniet, të cilat aktualisht vazhdojnë të jenë të tilla. Kujtojmë se Mbreti Charles u diagnostikua me një sëmundje të rëndë ç’ ka e detyroi para pak muajsh t’i nënshtrohej kontrolleve mjekësore. Po ashtu edhe Kate Middleton, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe tashmë të dy ndodhen në fazën e rikuperimit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.