Lezhë\ I moshuari kanos me armë zjarri nipin, i vihen prangat

Një 67-vjeçar është arrestuar nga policia pasi kërcënoi me armë nipin e tij për pronën. Në pranga ka rënë shtetasi Pjeter Nika, banues në fshatin Merqi të Lezhës. Mësohet se forcat e policisë dhe “Shqiponjat” kanë shkuar në Merq pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes xhaxha e nip. “Falë ndërhyrjes në kohë është parandaluar […]

Maj 11, 2024 - 12:30
 0
Lezhë\ I moshuari kanos me armë zjarri nipin, i vihen prangat

Kanosi me armë zjarri nipin e tij, vihet në prangat e policisë i

Një 67-vjeçar është arrestuar nga policia pasi kërcënoi me armë nipin e tij për pronën.

Në pranga ka rënë shtetasi Pjeter Nika, banues në fshatin Merqi të Lezhës. Mësohet se forcat e policisë dhe “Shqiponjat” kanë shkuar në Merq pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes xhaxha e nip.

“Falë ndërhyrjes në kohë është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit dhe është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte shtetasi P. N., 67 vjeç, banues ne Merqi, Lezhë”, raporton policia.

Gjatë kontrollit në banesën e  67-vjeçarit u gjet edhe një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i policisë:

Me marrjen e njoftimit për një konflikt në fshatin Mërqi, ku shtetasi P.N kanoste me armë zjarri nipin e tij shtetasin F.N, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe të Forcës “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Falë ndërhyrjes në kohë është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit dhe është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte shtetasi P. N., 67 vjeç, banues ne Merqi, Lezhë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet edhe një sasi municioni luftarak.

Në përfundim te veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhe bënë arrestimin ne flagrancë të shtetasit P. N., për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.