Lezhë/ I ngacmoi motrën, zbardhet shkaku përse 21-vjeçari qëlloi me kaçavidë të riun

Rafaelo Lleshi, 18 vjeç, mbeti i plagosur me kaçavidë mbrëmjen e së hënës në Lezhë pas një konflikti që sipas policisë fsheh motive banale. I riu u qëllua 3 herë në gjoks 2 dy herë në qafë nga 21-vjeçari Xhovani Përlesi, i cili u arrestua më vonë nga policia nën akuzë e vrasjes së mbetur në tentativë. […]

Dhjetor 26, 2023 - 16:21
 0
Lezhë/ I ngacmoi motrën, zbardhet shkaku përse 21-vjeçari qëlloi me kaçavidë të riun

Rafaelo Lleshi, 18 vjeç, mbeti i plagosur me kaçavidë mbrëmjen e së hënës në Lezhë pas një konflikti që sipas policisë fsheh motive banale.

I riu u qëllua 3 herë në gjoks 2 dy herë në qafë nga 21-vjeçari Xhovani Përlesi, i cili u arrestua më vonë nga policia nën akuzë e vrasjes së mbetur në tentativë.

Report Tv përmes burimeve nga policia ka mundur të mësojë se 18-vjeçari i kishte ngacmuar motrën autorit Përlesi dhe kjo ka qenë arsyeja e konfliktit që për pak përfundoi në tragjedi.

Për shkak të plagëve të rënda i riu Lleshi u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në mushkëri, e cila u dëmtua për shkak të goditjes me kaçavidë.

Aktualisht, burime nga Trauma bëjnë me dije se është në gjendje të qëndrueshme, por nuk konsiderohet akoma jashtë rrezikut për jetën.

Report Tv takoi babanë e të riut, Ilirjan Lleshi, i cili jashtë kamerave tregoi se vetë Rafaelo, pasi ishte plagosur e kishte marrë në telefon për t’i treguar se ishte plagosur dhe nuk ishte në gjendje të mirë.

Sipas të atij, familja nuk ka çështje hasmërie, ndërsa nuk është njoftuar nga policia apo hetuesit lidhur me dinamikën e plagosjes së djalit, për të cilën i riu ka qenë i rezervuar të tregojë. Në spital mbërritën hetuesit e Lezhës, të cilët administruan dëshminë e të plagosuri.

Një orë më vonë një tjetër plagosje u regjistrua në fshatin Fushë-Mamurras të Kurbinit. Një 35-vjeçar, i cili tashmë ndodhet në spitalin e Traumës u godit disa herë me thikë në afërsi të banesës së tij nga persona ende të paidentifikuar./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.