Liberalizimi i tregtisë dhe lehtësimi doganor

Brenda një minute, mallra me vlerë prej qindra milionë dollarësh amerikanë qarkullojnë në vende të ndryshme, duke formuar një rrjet kolosal tregtar. Por qarkullimi nuk është gjithmonë i papenguar. Ndryshimet midis standardeve të vendeve të ndryshme dhe pengesat e vendosura me qëllim nuk lejojnë qarkullimin e lirë. Për ndërtimin e “Një brez, një rrugë”, si […]

Tetor 16, 2023 - 18:25
 0
Liberalizimi i tregtisë dhe lehtësimi doganor

Brenda një minute, mallra me vlerë prej qindra milionë dollarësh amerikanë qarkullojnë në vende të ndryshme, duke formuar një rrjet kolosal tregtar.
Por qarkullimi nuk është gjithmonë i papenguar. Ndryshimet midis standardeve të vendeve të ndryshme dhe pengesat e vendosura me qëllim nuk lejojnë qarkullimin e lirë.
Për ndërtimin e “Një brez, një rrugë”, si të rregullohen arteriet ekonomiko-tregtare dhe oqeani i globalizimit të vijojë të rrjedhë?

Gjatë 10 vjetëve të kaluar, Kina dhe vendet pjesëmarrëse në ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë” kanë forcuar “ndërlidhshmërinë e butë” në politika dhe planifikim, duke nxitur liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë e të investimeve.
Ndërlidhshmëria e rregulloreve “ka zgjuar hekurudhat e fjetura”, duke gjallëruar trenat e mallrave Kinë-Evropë. Udhëtimi hekurudhor prej dhjetëra mijë kilometrash ndërmjet Kinës dhe Evropës, me vende të ndryshme dhe organizata të ndryshme hekurudhore me rregullore të ndryshme, dikur dukej një “mision i pamundur”.
Markus Bangen, kryeekzekutivi i Grupit të Portit të Duisburgut të Gjermanisë, thotë: “Kur dëgjova për herë të parë që dikush do të vinte këtu nga Kina me tren, mendova se ishte çmenduri.”

Pajtimi i standardeve nuk është më i lehtë se ndërtimi i një hekurudhe të re. Por mekanizmi i ri i bashkëpunimit ndërmjet Kinës dhe vendeve përkatëse ka shpejtuar zhvillimin e trenave të mallrave Kinë-Evropë.
Në Perëndim u shtuan linjat e reja. Sot trenat e mallrave Kinë-Evropë arrijnë në 210 qytete të 25 vendeve evropiane. Ndërsa në Lindje, linjat e trenave lidhin mbi 110 qytete kineze. Në kontinentin e lashtë euroaziatik është formuar një rrjet krejt i ri tregtar.
Arritja më e madhe në historinë e tregtisë gjatë 10 vjetëve të fundit është Ekspozita Ndërkombëtare e Importit, që është e para ekspozitë kombëtare me temën e importit në botë, shkruan CMG

Në përputhje me kërkesat e mijëra ndërmarrjeve dhe të dhjetëra mijë mallrave për të hyrë në Kinë, qeveria kineze publikoi mbi dhjetë politika për hapjen aktive të tregut, për të ndarë përfitimet e zhvillimit.
Kina ka nxitur konkretizimin e Marrëveshjes së Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP), që përbën zonën më të madhe të tregtisë së lirë në botë. Në kornizën e nismës “Një brez, një rrugë”, Kina dhe 15 vendet e RCEP-it kanë integruar rregullat tregtare, kanë hapur tregjet e tyre, kanë hequr pengesat tregtare dhe i kanë sjellë rajonit lulëzim të ri.
Falë ndërtimit të përbashkët të “Një brez, një rrugë”, tregtia është bërë më e lehtë. Gjatë 10 vjetëve të fundit, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë ndërmjet Kinës dhe vendeve pjesëmarrëse në këtë nismë arriti në 19.1 trilionë dollarë amerikanë, me një rritje vjetore prej 6.4 për qind. Hapësira e re e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar u ka sjellë më shumë njerëzve jetë të mirë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.