Lideri i grushtit të shtetit në Niger: Synojmë qeveri tranzitore

Lideri i grushtit të shtetit në Niger, Abdourahmane Tchiani, ka thënë të dielën se dëshiron të krijojë qeveri tranzitore e cila do të mbetej në pushtet për “jo më shumë se tri vjet”. Gjatë një fjalimi në televizionin shtetëror më 20 gusht, Tchiani, po ashtu, i paralajmëroi shtetet e huaja kundër ndërhyrjes ushtarake në Niger. […]

Gusht 20, 2023 - 13:46
 0
Lideri i grushtit të shtetit në Niger: Synojmë qeveri tranzitore

Lideri i grushtit të shtetit në Niger, Abdourahmane Tchiani, ka thënë të dielën se dëshiron të krijojë qeveri tranzitore e cila do të mbetej në pushtet për “jo më shumë se tri vjet”.

Gjatë një fjalimi në televizionin shtetëror më 20 gusht, Tchiani, po ashtu, i paralajmëroi shtetet e huaja kundër ndërhyrjes ushtarake në Niger.

Ai tha se dëshiron të ketë “dialog kombëtar gjithëpërfshirës” brenda 30 ditëve dhe të konsultohet me të gjithë qytetarët e Nigerit.

Tchiani u bë lider i Nigerit muajin e kaluar, pas një grusht shteti tronditës, gjatë të cilit garda presidenciale e arrestoi dhe e rrëzoi nga pushteti presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Bazoum.

Dialogu kombëtar do të ofronte bazën për krijimin e një kushtetute të re, tha Tchiani, duke nënvizuar se vendimet do të merren “pa ndërhyrje të jashtme”.

Komentet e tij vijnë pasi blloku rajonal i Afrikës Perëndimore, i njohur si ECOWAS, tha se shefat e mbrojtjes së tij janë duke e përgatitur një plan për ndërhyrje ushtarake në Niger, nëse nuk kthehet rendi dhe ligji.

Data e mundshme e ndërhyrjes është caktuar, por nuk është bërë publike, ka thënë ECOWAS.

Liderët e rinj të Nigerit u përgjigjën duke thënë se e kanë zhvilluar një strategji mbrojtëse me “masa konkrete” bashkë me dy shtetet fqinje, Malin dhe Burkina Fason, nëse ECOWAS-i vendos të “shkojë në luftë”.

Mali dhe Burkina Faso sundohen nga ushtria, po ashtu, pas puçeve.

Megjithatë, ECOWAS-i ka theksuar se zgjidhja paqësore duhet të mbetet prioritet dhe se ndërhyrja ushtarake do të ishte e nevojshme vetëm nëse ajo dështon.

Pas grusht shtetit në Niger më 26 korrik, ECOWAS-i bëri thirrje për kthimin e Bazoumit në pushtet, i cili po mbahet në arrest shtëpiak në pallatin presidencial.

Nigeri, një vend i Sahelit me rreth 26 milionë banorë, është njëri nga shtetet më të varfra në botë.

Deri para grusht shtetit, Nigeri ishte njëri prej partnerëve më demokratik i Shteteve të Bashkuara dhe Evropës në rajonin e Sahelit.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.