Lideri suprem i Iranit kryeson lutjen e funeralit për presidentin Raisi që vdiq nga rrëzimi i avionit

Trupat e presidentit iranian Ebrahim Raishi dhe ministrit të Jashtëm Hossein Abtolahian, të cilët së bashku me gjashtë persona të tjerë u vranë

Maj 22, 2024 - 09:35
 0
Lideri suprem i Iranit kryeson lutjen e funeralit për presidentin Raisi që vdiq nga rrëzimi i avionit

Trupat e presidentit iranian Ebrahim Raishi dhe ministrit të Jashtëm Hossein Abtolahian, të cilët së bashku me gjashtë persona të tjerë u vranë të dielën pas rrëzimit të helikopterit, ndodhen sot në Teheran.

Dhjetëra mijëra iranianë u mblodhën herët në mëngjes në qendër të Teheranit për të bërë homazhet.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei udhëhoqi kortezhin e varrimit për Raisin dhe shtatë personat e tjerë.

Dita e sotme është shpallur dite pushimi.  Banorët e Teheranit kanë marrë mesazhe në celularin e tyre ku i ftojnë të marrin pjesë në varrimin e Raissit.Pas faljes së namazit do të zhvillohet një kortezh deri në sheshin Engelab, në qendër të kryeqytetit iranian.

Disa vende, duke përfshirë Rusinë, Turqinë dhe Irakun, kanë dërguar përfaqësues në funeral, por jo në nivele të larta. Kreu i lëvizjes palestineze Hamas, Ismail Haniya, do të marrë pjesë në ceremoni, si dhe komandanti i dytë i Hezbollahut, Naim Qassem.

Autoritetet iraniane kanë shpallur pesë ditë zie në të gjithë vendin. Kujtojmë se ritet e varrimit të Raisit nisën dje nga Tabrizi, më pas gjatë ditës trupat u dërguan në qytetin Qom në Iranin qendror, ku ndodhet një nga faltoret fetare ku Raisi studioi. Turma njerëzish u mblodhën në të dy qytetet për të mbajtur zi.

Nesër e enjten trupi i presidentit iranian do të dërgohet në qytetin e tij të lindjes, Mashhad, për varrim në faltoren Imam Rezait./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.