Ligjvënësit britanik miratojnë marrëveshjen me Ruandën për emigrantët, Sunak: Bandat kriminale nuk vendosin se kush do vijë në Britani
Ligjvënësit britanikë i dhanë ‘dritën jeshile’ projektligjit që lejon zbatimin e marrëveshjes mes Britanisë dhe Ruandës për emigrantët. Ndonëse kjo marrëveshje shkaktoi mjaft
Ligjvënësit britanikë i dhanë ‘dritën jeshile’ projektligjit që lejon zbatimin e marrëveshjes mes Britanisë dhe Ruandës për emigrantët. Ndonëse kjo marrëveshje shkaktoi mjaft polemika edhe në radhët e konservatorëve, sërish kryeministri, Rishi Sunak, mundi të siguronte shumicën parlamentare për konkretiziminin e marrëveshjes.
“Populli britanik duhet të vendosë se kush do të vijë në këtë vend, jo bandat kriminale apo gjykatat e huaja,” tha Sunak në mediat sociale pas miratimit të projektligjit.
Ndonëse marrëveshja është nëshkruar prej kohësh, ajo nuk ka gjetur zbatim, për shkak të pengesave ligjore. Gjykata e Lartë e Britanisë nuk lejoi zbatimin e saj, pasi më 15 nëntor argumentoi se Ruanda nuk ishte një destinacion i sigurt për dërgimin e azilkërkuesve dhe shkeleshin të drejtat themelore të njeriut.
Pas kësaj ‘disfate’ Sunak rihartoi marrëveshjen, duke nënvizuar se tanimë nuk kishte asnjë pengesë ligjore që do të ndalonte uljen e avionëve të mbushur me emigrantë të paligjshëm në Ruandë./vizionplus.tv/
The British people should decide who gets to come to this country – not criminal gangs or foreign courts.
That’s what this Bill delivers.
We will now work to make it law so that we can get flights going to Rwanda and stop the boats.
— Rishi Sunak (@RishiSunak) December 12, 2023
What's Your Reaction?