Lihet në burg avokati që tentoi të korruptonte gjyqtarët, skema që përdorte Arben Lena

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg kreun e dhomës së avokatisë në Korçë, Arben Lena. Ai akuzohet për ushtrim të ndikimit të

Janar 29, 2024 - 15:05
 0
Lihet në burg avokati që tentoi të korruptonte gjyqtarët, skema që përdorte Arben Lena

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg kreun e dhomës së avokatisë në Korçë, Arben Lena. Ai akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Në seancën për caktimin e masës Lena mohoi akuzat, duke pretenduar se arrestimi i tij është i pabazuar.

Burime bëjnë me dije se nën hetim është edhe një gjyqtar i Apelit të Korçës, para se ky institucion të shkrihej me hartën e re gjyqësore.

Lena akuzohet si pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Kozici i arrestuar për trafikim refugjatësh.

Burime bëjnë me dije se ndërkohë që ish-asistentja e Lenës ishte nën përgjim nga SPAK, ajo e ka telefonuar atë duke e pyetur në lidhje me dy zarfe që ndodheshin në zyrë.

Gjatë komunikimit, asistentja është udhëzuar që njërin nga zarfet ta mbajë në zyrë dhe tjetrin, t’ia dorëzoje familjarëve të një të arrestuari, për të cilin Apeli kishte konfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg”. SPAK pretendon se ky zarf do të përdorej për të korruptuar një gjyqtar Apeli. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.