Lindshmëria vijon rënien/ INSTAT: 6.8% më pak në 3 muajt e parë të 2024

Numri i lindjeve ra edhe në muajt e parë të 2024-ës. Të dhënat INSTAT tregojnë se për tremujorin e parë të këtij viti ka pasur 5.056 lindje, duke shënuar një rënie me 6,8 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023. Ky është niveli më i ulët i lindjeve i të paktën 10 viteve të fundit. […]

Maj 14, 2024 - 22:30
 0
Lindshmëria vijon rënien/ INSTAT: 6.8% më pak në 3 muajt e parë të 2024

Numri i lindjeve ra edhe në muajt e parë të 2024-ës. Të dhënat INSTAT tregojnë se për tremujorin e parë të këtij viti ka pasur 5.056 lindje, duke shënuar një rënie me 6,8 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023. Ky është niveli më i ulët i lindjeve i të paktën 10 viteve të fundit.

“Sipas INSTAT të gjitha qarqet e vendit kanë regjistruar renie të numrit të lindjeve. Ulja më e madhe vërehet në Vlorë, Berat dhe Gjirokastër”, raporton gazetarja Dorina Halili.

Ndërkaq vdekjet për këtë tremujor kanë rënë me gati 5% në krahasim me vjet, por numri është më i lartë se lindjet.

“Për pasojë shtesa natyrore e popullsisë rezulton negative, me gati 500 vdekje më shumë sesa lindje.”

Lindjet në vitin 2023 ranë në 23 mijë e 600 foshnje, niveli më i ulët regjistruar ndonjëherë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.