Lirimi i Malltezit, gazetari: Në letër rrezikon 10 vite burg, vendimi ishte surprizë

Gazetari Eni Ferhati është shprehur se është surprizuar nga vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për lirimin nga qelia të Jamarbër Malltezit. Komentet Ferhati i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në “Euronews Albania”, ku tha se në letra Malltezi rrezikonte deri në 10 vite burg. Ai […]

Nëntor 21, 2023 - 21:54
 0
Lirimi i Malltezit, gazetari: Në letër rrezikon 10 vite burg, vendimi ishte surprizë

Gazetari Eni Ferhati është shprehur se është surprizuar nga vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për lirimin nga qelia të Jamarbër Malltezit.

Komentet Ferhati i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në “Euronews Albania”, ku tha se në letra Malltezi rrezikonte deri në 10 vite burg.

Ai tha se avokatët e Malltezit dhe Berishës kanë përdorur si strategji kapjen procedurialisht të çështjes.

“Personalisht ishte një vendim surprizues, pa i hyrë detajeve të çështjes, vetëm nga fakti që Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash që në letër rrezikon deri në 10 vite burg, fakti që në të kaluarën për individë të tjerë, zyrtarë apo personazhe me ngarkesa politike nuk kanë pasur lehtësi në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për mua ësht ësurprizues. Gjithë strategjia e avokatëve të Malltezit apo Berishës ka qenë një strategji për të kapur procedurialisht çështjen”, është shprehur Ferhati.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.