Lirohen 2 pengje amerikane nga Hamasi, nënë e bijë rifitojnë lirinë

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se dy pengje amerikane, një nënë dhe vajza e saj, janë liruar nga Hamasi.   Të dyja i janë dorëzuar

Tetor 20, 2023 - 19:35
 0
Lirohen 2 pengje amerikane nga Hamasi, nënë e bijë rifitojnë lirinë

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se dy pengje amerikane, një nënë dhe vajza e saj, janë liruar nga Hamasi.

 

Të dyja i janë dorëzuar Kryqit të Kuq duke rifituar lirinë. CNN shkruan se nënë e bijë  janë liruar për “arsye humanitare” sepse nëna është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Është e paqartë nëse ata do të largohen nga Gaza në Egjipt apo Izrael.

 

Ky vendim është rezultat i negociatave mes Katarit dhe Hamasit, që filluan pasi Hamasi rrëmbeu rreth 200 persona nga Izraeli më 7 tetor .

 

Autoritetet izraelite si dhe SHBA kanë bërë thirrje vazhdimisht për lirim të pengjeve, ndërsa raportohet edhe për akte dhune fizike dhe seksuale ndaj pengjeve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.