Lirohen dhunuesit në Korçë, rrahën brutalisht të riun, por Prokuroria dhe Gjykata i shpëtoi nga burgu
Gjykata e Korçës ka liruar nga burgu paraditen e kësaj të enjteje, Spartak Selimin, Kristi Selimin, Marsel Xhakollarin dhe Erjon Gurën, 4 të
Gjykata e Korçës ka liruar nga burgu paraditen e kësaj të enjteje, Spartak Selimin, Kristi Selimin, Marsel Xhakollarin dhe Erjon Gurën, 4 të rinjtë të cilët pak ditë më parë rrahën brutalisht me sende të forta brenda ambienteve të një servisi Ramadan Hasanin.
Ka qenë prokuroria e Korçës ajo që i ka kërkuar gjykatës masën e re të sigurisë “detyrim paraqitjeje” për të 4 të ndaluarit e policisë, pasi e ka konsideruar ndalimin e tyre nga ana e uniformave blu si të paligjshëm.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak ditë më parë kur Spartak Selimi bashkë me 3 persona të tjerë kanë goditur me shkopinj bejsbolli dhe sende të forta 30 vjecarin Ramadan Hasani, duke i shkaktuar fraktura të shumta.
Pas ngjarjes ata u larguan menjëherë, por arratia e tyre zgjati vetëm 3 ditë, pasi u vetëdorëzuan më 24 mars. Nga ana tjetër, 30 vjeçari i dhunuar mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shkaku i konfliktit të dhunshëm dyshohet të jetë konflikti për një vajzë./vizionplus.tv
What's Your Reaction?