Lirohen të dyshuarit për vrasjen në Vlorë, zbulohet makina me të cilën u larguan autorët

 15 të shoqëruarit e një ditë më parë  për ekzekutimin mafioz të Gëzim Sinomataj, janë lënë të lirë pas më shumë se 18

Janar 12, 2024 - 12:01
 0
Lirohen të dyshuarit për vrasjen në Vlorë, zbulohet makina me të cilën u larguan autorët

 15 të shoqëruarit e një ditë më parë  për ekzekutimin mafioz të Gëzim Sinomataj, janë lënë të lirë pas më shumë se 18 orësh në komisariatin e policisë së Vlorës.

Hetuesit nuk arritën të gjenin  prova të vlefshme që mund t’i implikonin këta persona si të dyshuar.

Ndërsa përgjatë gjithë këtyre ditëve me dhjetëra furgona të policisë, forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe Reneas ndodhen në Vlorë duke ushtruara kontrolle të shumta.

Nga hetimet e bëra deri më tani është zbuluar një automjet që dyshohet se ka ndihmuar autorët të largohen nga vendngjarja. Makina rezulton e shitur në Vlorë, por pa akt noterial.

Dyshohet se me këtë automjet në pronësi të një qytetari nga Elbasani, janë larguar autorët nga vendi ku u dogj automjeti tip BMW me të cilin u krye atentati mafioz.

Gëzim Sinomataj u vra me snajper mbrëmjen e 7 janarit, kur sapo kishte dalë në ballkonin e shtëpisë. Vetëm 5 minuta pas ngjarjes  efektivët gjetën duke u djegur makinën e krimit.

Gëzim Sinomataj nuk rezulton të jetë hetuar asnjëherë brenda dhe jashtë vendit për veprimtari kriminale.  Kjo e bën policinë ta përqendrojë më shumë hetimin te ngjarjet e së shkuarës, ku i përfshirë ka qenë i ati dhe xhaxhai./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.