LIVE! Çështja “Beleri” dhe Greqia, Rama për “Kathimerini”: S’jam fyer pse Mitsotakis nuk më ftoi në darkë

Siç ishte lajmëruar, intervista e Kryeministrit Edi Rama për gazetën greke “Kathimerini” është publikouar sot në orën 10:00 si është transmetuar në rrjetet sociale të tij. Në intervistën me gazetarin Pavlos Papadopoulos, autorin e artikullit me titull “Lëreni të Betohet” ku janë ngritur akuza për çështjen “Beleri”, Rama ka dhënë argumentetet e tij. Ishte vetë […]

Gusht 27, 2023 - 10:18
 0
LIVE! Çështja “Beleri” dhe Greqia, Rama për “Kathimerini”: S’jam fyer pse Mitsotakis nuk më ftoi në darkë

Siç ishte lajmëruar, intervista e Kryeministrit Edi Rama për gazetën greke “Kathimerini” është publikouar sot në orën 10:00 si është transmetuar në rrjetet sociale të tij.

Në intervistën me gazetarin Pavlos Papadopoulos, autorin e artikullit me titull “Lëreni të Betohet” ku janë ngritur akuza për çështjen “Beleri”, Rama ka dhënë argumentetet e tij. Ishte vetë Kryeministri ai që kontaktoi gazetarin për t’i rrëfyer versionin e tij të fakteve.

Pyetjes nëse është ndjerë i ofenduar që Qirjakos Micotaqis nuk e ftoi në darkën për Ballkanin Perëndimor, Rama iu përgjigj:

Të ndihesh i fyer personalisht nuk është diçka që të bën të jetosh me të ndaj nuk e marr personale kur bëhet fjalë për politikën. Sepse në fund të fundit politika është një bishë e rrezikshme që mund të të tërheqë poshtë. Ndaj nuk jam fyer personalisht, thjeshtë nuk do doja ta bënte dhe as nuk e imagjinoj të vihem në të njëjtën situatë. Mendoj se qëllimi i takimit dhe nisma që Qirjako mori lidhet me diçka shumë të madhe. Kështuqë të lidhësh diçka kaq të madhe me dërgimin e një mesazhi për mua… Për çfarë? Çfarëdo rëndësie t’i japë pala greke kësaj, kjo nuk është mënyra për të vepruar.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.