LIVE! Nis seanca e betimit të Talat Xhaferit, komandanti i UÇK bëhet kryeministër i RMV

Me më shumë se një orë vonesë ka nisur seanca për emërimin e Talat Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Në seancë të pranishëm janë parë deputetët të pozitës, por edhe një numër i madh i atyre të opozitës. Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar i RMV. Ai do të ketë mandat […]

Janar 28, 2024 - 12:43
 0
LIVE! Nis seanca e betimit të Talat Xhaferit, komandanti i UÇK bëhet kryeministër i RMV

Me më shumë se një orë vonesë ka nisur seanca për emërimin e Talat Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Në seancë të pranishëm janë parë deputetët të pozitës, por edhe një numër i madh i atyre të opozitës.

Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar i RMV. Ai do të ketë mandat për 100 ditë, pasi është një qeveri teknike që do të udhëheq.

Më herët në një deklaratë për mediet, Talat Xhaferi, ka folur për mundësinë e vazhdimit të emërimit të shqiptarëve në pozita drejtuese.

Talat Xhaferi, në ditën e votimit si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se nuk ekzistojnë fjalë mjaftueshëm të fuqishme që e përshkruajnë kontributin e Ali Ahmetit në ndërtimin e historisë bashkëkohore të Maqedonisë së Veriut.

Në llogarinë e tij në Facebook, Xhaferi ka shkruar se sot jemi dëshmitarë  edhe një ditë historike për shqiptarët.

“Njeriu mbahet mend për veprat që i lë në trashëgimi për gjeneratat e ardhshme dhe rrugët që i trason në histori. Nuk ekzistojnë fjalë mjaftueshëm të fuqishme që e përshkruajnë kontributin dhe vizionarizmin Ali Ahmeti në ndërtimin e historisë bashkëkohore të shtetit tonë. Sot jemi dëshmitarë të edhe një dite historike për ne!”, ka shkruar ai.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.