LIVE! Nis seanca e betimit, Xhaferi flet shqip në Kuvend: E pranoj mandatin me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë

Politikani shqiptar, Talat Xhaferi, i cili sot bëhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ka mbajtur fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit. Ai ka thënë se këtë mandat do ta pranojë me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë. “Pranoj mandatin me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë, me shpresë se propozimi që keni sot […]

Janar 28, 2024 - 12:51
 0
LIVE! Nis seanca e betimit, Xhaferi flet shqip në Kuvend: E pranoj mandatin me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë

Politikani shqiptar, Talat Xhaferi, i cili sot bëhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ka mbajtur fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit.

Ai ka thënë se këtë mandat do ta pranojë me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë.

“Pranoj mandatin me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë, me shpresë se propozimi që keni sot para vetes do të jetë përbërja që do të përmbush përgjegjësitë ndaj qytetarëve tanë. Këtë propozim e bëj me marrëveshjen e partive më të mëdha në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë mandatari Xhaferi.

“Edhe pse mund të quhet qeveri kalimtare që prioritet do ta ketë mbajtjen e zgjedhjeve, për mua si mandatar i kësaj qeverie nuk ka dallim nëse është fjala për 1 ose 100 ditë. Unë ketë detyrë dhe përgjegjësi të rëndësishme e kuptoj dhe do i qasem ashtu siç kam vepruar në çdo etapë të jetës sime politike dhe profesionale”, ka shtuar ai.

Ai i ka siguruar të gjithë qytetarët që në asnjë cast nuk do të lejojë që të devijohet roli i institutit profesional.

“Duke e marrë parasysh se kjo qeveri është propozim pas negociatave të partive politike, unë dhe qeveria obligohemi të vazhdojmë me zbatimin e plotë edhe të politikave të pranuara”, është shprehur Talat Xhaferi.

Talat Xhaferi, në ditën e votimit si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se nuk ekzistojnë fjalë mjaftueshëm të fuqishme që e përshkruajnë kontributin e Ali Ahmetit në ndërtimin e historisë bashkëkohore të Maqedonisë së Veriut.

Në llogarinë e tij në Facebook, Xhaferi ka shkruar se sot jemi dëshmitarë  edhe një ditë historike për shqiptarët.

“Njeriu mbahet mend për veprat që i lë në trashëgimi për gjeneratat e ardhshme dhe rrugët që i trason në histori. Nuk ekzistojnë fjalë mjaftueshëm të fuqishme që e përshkruajnë kontributin dhe vizionarizmin Ali Ahmeti në ndërtimin e historisë bashkëkohore të shtetit tonë. Sot jemi dëshmitarë të edhe një dite historike për ne!”, ka shkruar ai.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.