Liverpool mund Burnleyn dhe merr kreun në Premier League

Liverpool është rikthyer te fitorja në kampionat duke mundur në transfertë Burnleyn 0-2 në atë që quhet “Boxing Day”. “Reds”-at e Jurgen Klop

Dhjetor 26, 2023 - 21:29
 0
Liverpool mund Burnleyn dhe merr kreun në Premier League

Liverpool është rikthyer te fitorja në kampionat duke mundur në transfertë Burnleyn 0-2 në atë që quhet “Boxing Day”.

“Reds”-at e Jurgen Klop e nisën mjaft mirë takimin, duke gjetur rrjetën me Darvin Nunjez në minutën e 6’.

Ata shënuan dhe dy herë të tjera me Gakpo dhe Eliot, por një herë gjyqtari dhe njëherë VAR-i i prishën festën të besuarve të Klop.

Gjithsesi për të vulosur pikët mendoi Diogo Zhota, i cili shënoi në minutën e 90’ dhe i dha goditjen e “KO” ekipit të Vinsent Kompani.

Kështu Liverpuli merr kreun e kampionatit momentalisht, duke parakaluar kështu Arsenalin të cilët ndeshjen e fundit të vitit e luajnë më 28 dhjetor dhe kanë përballë West Ham.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.