Liverpool në finalen e kupës, Bayern i afrohet kreut të Bundesligës

Liverpooli iu bashkua Chelsea si dy ekipet që do të diskutojnë trofeun e kupës së ligës në Angli. Pas suksesit 2 me 1

Janar 25, 2024 - 13:20
 0
Liverpool në finalen e kupës, Bayern i afrohet kreut të Bundesligës

Liverpooli iu bashkua Chelsea si dy ekipet që do të diskutojnë trofeun e kupës së ligës në Angli.

Pas suksesit 2 me 1 në takimin e parë në shtëpi, të kuqve iu mjaftoi një barazim 1 me 1 në transfertë kundër Fulham për të prerë biletën për në finale e kësaj kupe.

Skuadra e Klop e shtroi rrugën e kualifikimit që në fillim në minutën e 11, kur Luiz Diaz shënoi golin e avantazhit për Liverpoolin përmes një të majte të bukur.

Pavarësisht dominimit të mëtejshëm skuadra mike nuk arriti të shënojë më në pjesën e dytë.

Në pjesën e dytë ndeshja ndryshoi, pasi Fulham rriti ndjeshëm lojën dhe ia doli të barazojë me anë të Diop.

Përpjekjet e mëdha të zotëve të shtëpisë për të shënuar golin e dytë që do ta çonte ndeshjen në shtesë, dështuan dhe Liverpool në fund festoi kualifikimin në finale ku do të gjejë Chelsea-n, një finale e njëjtë me ato të vitit 2005 dhe 2022 në këtë trofe.

Në Gjermani mesjavë pozitive për Bayernin e Mynihut që fitoi 1 me 0 në  ndeshjen e prapambetur ndaj Union Berlin duke u rikthyer të jetë tanimë vetëm 4 pikë larg kreut të renditjes në bundesligë që mbahet nga Bajer Leverkusen.

Suksesi shtëpiak i bavarezëve në këtë ndeshje u vendos nga një gol i Guerreros në nisje të pjesës së dytë. Episodi që bëri bujë në këtë ndeshje ishte ai i minutës së 75 kur trajneri mik Bjelica u përplas me sulmuesin bavarez Sane duke merituar kartonin e kuq.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.