Llogaritë e grupit E/ Shqipëria kualifikohet edhe me barazim në Moldavi
Vetëm një pikë për t’u kualifikuar zyrtarisht në Euro 2024 në Gjermani. Pas rezultateve të ndeshjeve të Grupit E kualifikues, ku Shqipëria qëndroi pushim, janë përcaktuar edhe më mirë objektivat e kuqezinjve. Kombëtarja vazhdon të kryesojë me 13 pikë, e ndjekur nga Çekia me 11 dhe më pas vijnë Polonia me 10 pikë dhe Moldavia […]
Vetëm një pikë për t’u kualifikuar zyrtarisht në Euro 2024 në Gjermani. Pas rezultateve të ndeshjeve të Grupit E kualifikues, ku Shqipëria qëndroi pushim, janë përcaktuar edhe më mirë objektivat e kuqezinjve.
Kombëtarja vazhdon të kryesojë me 13 pikë, e ndjekur nga Çekia me 11 dhe më pas vijnë Polonia me 10 pikë dhe Moldavia me 9. Me frenimin në Varshavë, polakët e shohin veten thuajse jashtë gare përballë Shqipërisë.
Shqipëria ka nevojë vetëm për një barazim, për ta mbyllur edicionin në dy vendet e para, ç’ka përkthehet në biletë direkte drejt Gjermanisë. Pa harruar këtu që më 20 nëntor do të luajmë edhe ndeshjen e fundit, përballë Ishujve Faroe në shtëpi.
What's Your Reaction?