“Londra me dorë të hekurt!”/ Avokati: Gjoba biznesmenëve që punësojnë emigrantë të paligjshëm

Avokati Naim Hasani tha për Euronews Albania se Britania e madhe po tregon se do veprojë me dorë të hekurt ndaj emigrantëve të paligjshëm. Ai tha se çdo biznesmen që do të punësojë emigrant të paligjshëm do të gjobitet me 45 mijë paund, ndërsa edhe gjobat për qiradhënësit janë më të larta seç kanë qenë […]

Gusht 8, 2023 - 21:00
 0
“Londra me dorë të hekurt!”/ Avokati: Gjoba biznesmenëve që punësojnë emigrantë të paligjshëm

Avokati Naim Hasani tha për Euronews Albania se Britania e madhe po tregon se do veprojë me dorë të hekurt ndaj emigrantëve të paligjshëm.

Ai tha se çdo biznesmen që do të punësojë emigrant të paligjshëm do të gjobitet me 45 mijë paund, ndërsa edhe gjobat për qiradhënësit janë më të larta seç kanë qenë më herët. Sipas avokatit gjobat për këdo që transporton emigrantë të paligjshëm shkon deri në 10 mijë paund.

“Nëse një biznes gjendet duke punësuar emigrantë të paligjshëm do ketë një gjobë 45 mijë paund për çdo person që punësohet në mënyrë të paligjshëm. Jo vetëm kaq por qeveria ka ligj të veçantë që të mos lejojë pronarët e shtëpive që t’u japin emigrantëve ilegalë kontrata shtëpish me qira.

Nëse një qiradhënës i jepte shtëpinë me qira një emigranti të paligjshëm, gjoba për një individ ishte 80 paund, ndërsa për disa individ shkonte deri në 1000 paund, ndërsa tani gjoba është për një person 5 mijë paund dhe më shumë se një person 10 mijë paund.

Kështu që është një masë shumë e fortë shtrënguese, por qeveria me këtë po tenton t’i tregojë publikut britanik se një nga 5 prioritetet më të rëndësishme nuk janë të pazbatueshme por ata do veprojnë me dorë të hekurt ndaj atyre që tentojnë të futen në Britani në mënyrë të paligjshme”,-tha Avokati Naim Hasani./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.