Lufta/ Afrika e Jugut ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Afrika e Jugut më 6 nëntor njoftoi se po tërheq diplomatët e vendosur në Izrael, në shenjë proteste për bombardimet që po kryhen në Gaza ku shumë civilë po humbin jetën. Masa ka për qëllim rivlerësimin e marrëdhënieve të vendit me Izraelin, i cili është kritikuar ashpër për sulmet e kryera nga forcat e tij në […]

Nëntor 6, 2023 - 21:45
 0
Lufta/ Afrika e Jugut ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Afrika e Jugut më 6 nëntor njoftoi se po tërheq diplomatët e vendosur në Izrael, në shenjë proteste për bombardimet që po kryhen në Gaza ku shumë civilë po humbin jetën.

Masa ka për qëllim rivlerësimin e marrëdhënieve të vendit me Izraelin, i cili është kritikuar ashpër për sulmet e kryera nga forcat e tij në Rripin e Gazës.

Afrika e Jugut është “jashtëzakonisht e shqetësuar për vrasjen e vazhdueshme të fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm” në territorin palestinez”, u shpreh ministrja e jashtme e vendit, Naledi Pandor.

“Ne besojmë se natyra e reagimit nga Izraeli është bërë një ndëshkim kolektiv,” tha ajo, duke shtuar se vendi do të vazhdojë të kërkojë një armëpushim të menjëhershëm.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.