Lufta brenda klanit/ Ekzekutoi shqiptarin Edmond Mustafa në Mal të Zi, lihet në burg 27-vjeçari

Gjykata e Lartë e Podgoricës ka lënë në burg 27-vjeçarin Dino Ibrahimoviçm, i cili u arrestua për vrasjen e shqiptarit Edmond Mustafa në Tivar. Gjatë seancës gjyqësore, Ibrahimoviç nuk foli për eliminim të një anëtari të dyshuar të klanit kriminal Skaljar, të cilit i përket edhe ai vetë. Kujtojmë se Ibrahimovië u arrestua dy ditë […]

Shkurt 29, 2024 - 16:50
 0
Lufta brenda klanit/ Ekzekutoi shqiptarin Edmond Mustafa në Mal të Zi, lihet në burg 27-vjeçari

Gjykata e Lartë e Podgoricës ka lënë në burg 27-vjeçarin Dino Ibrahimoviçm, i cili u arrestua për vrasjen e shqiptarit Edmond Mustafa në Tivar.

Gjatë seancës gjyqësore, Ibrahimoviç nuk foli për eliminim të një anëtari të dyshuar të klanit kriminal Skaljar, të cilit i përket edhe ai vetë.

Kujtojmë se Ibrahimovië u arrestua dy ditë më parë, teksa po tentonte të arratisej nga Tivari pas krimit.

Mustafa u vra rreth orës 9 të mëngjesit të së martës 27 shkurt në Tivar.

Pasi Mustafa u qëllua me disa plumba nga Ibrahimoviç, ndër të parat që vrapoi ishte motra e viktimës, vendi i punës i së cilës ishte pak metra larg nga ku iu vra vëllai.

Falë dëshmitarëve okularë, vrasësi u identifikua dhe arrestua brenda një periudhe të shkurtër kohore./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.