Lufta Hamas-Izrael/ Rëndohet bilanci i viktimave, raportohet për mbi 1800 palestinezë të vdekur, mbi 6300 janë të plagosur

Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka përditësuar numrin e vdekjeve nga bombardimet dhe sulmet ajrore, duke raportuar se 1,799 palestinezë kanë vdekur. Në deklaratën e ministrisë thuhet se rreth 6,388 persona të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore izraelite që nga e shtuna, raporton SkyNews. Konflikti Izrael -Palestinë Grupi militant i Hamasit nisi një sulm […]

Tetor 13, 2023 - 16:40
 0
Lufta Hamas-Izrael/ Rëndohet bilanci i viktimave, raportohet për mbi 1800 palestinezë të vdekur, mbi 6300 janë të plagosur

Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka përditësuar numrin e vdekjeve nga bombardimet dhe sulmet ajrore, duke raportuar se 1,799 palestinezë kanë vdekur.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se rreth 6,388 persona të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore izraelite që nga e shtuna, raporton SkyNews.

Konflikti Izrael -Palestinë

Grupi militant i Hamasit nisi një sulm masiv ndaj Izraelit mëngjesin e 7 tetorit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme në Gaza. Të paktën 1300 persona në Izrael dhe mbi 1,537 në Gaza janë vrarë që kur shpërtheu dhuna. Hamasi,që njihet si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe fuqitë e tjera botërore, udhëheq me Gazën që nga viti 2007.

Izraeli ka urdhëruar rrethimin e plotë të Gazës dhe autoritetet kanë thënë se kjo masë nënkupton ndërprerjen e ujit, ushqimit dhe energjisë për këtë territor. Izraeli dhe Gaza deri më tani kanë zhvilluar katër luftëra, teksa palestinezët vazhdimisht kërkojnë të krijojnë një shtet të tyre me Jerusalemin Lindor si kryeqytet./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.