Lufta Izrael-Hamas, drejt armëpushimit dy-mujor? WSJ: 80% e tuneleve të Hamasit, të paprekura
Palët që po negociojnë një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës kanë finalizuar një draft që parashikon pezullimin e konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit për dy muaj, në këmbim të lirimit të më shumë se 100 pengjeve që janë ende në duart e lëvizjes islamike palestineze. Burime anonime thanë për “New York Times” se një […]
Palët që po negociojnë një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës kanë finalizuar një draft që parashikon pezullimin e konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit për dy muaj, në këmbim të lirimit të më shumë se 100 pengjeve që janë ende në duart e lëvizjes islamike palestineze.
Burime anonime thanë për “New York Times” se një marrëveshje përfundimtare mund të arrijë brenda dy javësh.
Shumë vende janë përfshirë në negociatat për përfundimin e konfliktit të armatosur, mes të cilave spikasin Katari dhe Egjipti.
Ndërkohë, një tjetër media amerikane, Wall Street Journal shkruan se në ditën e 114 të luftës në Gaza, vihet re se përparimi i ushtrisë izraelite është shumë i vogël.
Sipas gazetës, më shumë se 80% e rrjeteve të tuneleve nëntokësore të përdorura nga Hamasi, janë ende të paprekura.
Në zhvillimet e tjera, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u kërkoi shteteve të garantojnë vazhdimësinë e punës së agjencisë palestineze të refugjatëve, UNRËA, pasi shumë financime u bllokuan për shkak të akuzave të ngritura kundër disa anëtarëve të organizatës që ishin të përfshirë në bastisjet e 7 shtatorit të Hamasit në Izrael.
/a.r
What's Your Reaction?